Bombat ruse goditën qytetit e dytë më të madh të Ukrainës të enjten, duke vrarë dy persona dhe plagosur të paktën 21 të tjerë.
Kjo derisa n֝ë Mykolaiv, raketat ruse nuk kursyen as depot humanitare
"Dy prej raketave goditën depon tonë humanitare me mallra për fëmijë dhe të moshuar. Nuk ka viktima. Ka vetëm dy të lënduar në të gjithë rajonin”. deklaroi Vitaliy Kim, guvernatori rajonal i Mykolaiv:
Por krenar për gjithë këtë luftë që po bëjnë ushtarët e Vladimir Putinit, u ndje Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu i cili shpërbleu ata me çmimet më të larta shtetërore.
"Të nderuar kolegë, ju e përmbushët detyrën tuaj me nder. Shpresoj se do të vazhdoni të mbroni vendin tonë, pavarësinë dhe qytetarët e tij në të njëjtën mënyrë të sigurt dhe të besueshme. Gjithçka që bëni është histori, kështu që vazhdoni ta shkruani këtë histori" tha Sergei Shoigu, Ministri rus i Mbrojtjes.
Kremlini u mburr edhe me vrasjen e më shumë se 600 ushtarakëve të Ukrainës këtë muaj ne mesin e të cilëve, sipas tyre ishin 120 mercenar të huaj.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA
https://www.youtube.com/watch?v=B9vkM9drJ7Q
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.