Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës në krye me kryetarin Edmond Thaçi, dhe dy nënkryetarët Alba Merovci dhe Jon Ajeti, janë takuar me drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Në takim ata u pritën nga kryetari Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.
Në këtë takim , kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv, Edmond Thaçi, i informoi zyrtarët e FHK-së lidhur bordin e ri si dhe me aktivitetet e shoqatës.
Teksa anën tjetër, kryetari i Federatës së Hendbollit Eugen Saraçini, e falenderoi SHGSK-në për punën që po bën, duke inkurajuar gazëtarët që të kenë më shumë në fokus aktivitetet vendore.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.