Shoqata e Gazetarëve Sportivë e Kosovës (SHGSK), të premtën organizon ceremonin e përvjetshme “Ali Shala”, ku shpërblehen me të mirët e gazetarise sportive në 4 kategori:
Shkrimi më i mirë , Kronika më e mirë Radio/Tv, Fotografia më e mirë dhe Young Reporters (promovimi I gazetarëve të rinjë)
SHGSK , ka marrë përsipër të sigurohet për respektimin strict të protokollit të pandëmisë Covid 19 andaj hyrja do të lejohet vetëm për personat e ftuar dhe me numër të kufizuar.

Çmimi “Ali Shala” është themeluar për të vlerësuar punën dhe motivuar gazetarët, për punë profesionale në shërbim të gazetarisë sportive dhe sportit kosovar.
Kjo ngjarje do të mbahet në ambinetet e kinemasë Kino ABC nga ora 12:00.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.