Në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë janë ekspozuar fotografi e dokumente për shënimin e 20 vjetorit të Shoqatës së Intelektualëve, Jakova.
Për dy dekada punë nga shoqata thonë se u realizuan 200 aktivitete publike të cilat pjesëmarrësit patën mundësi t'i shohin.
‘Jakova’ i ka pesë programe në kuadër të aktiviteteve, akademinë përkujtimore, atë të promovimit të librave, tryezat tematike, klubin e debateve dhe programin për të rinjtë.
Në kuadër të organizimit pati edhe akademi solemne ku u shfaq edhe një dokumentar.
https://www.youtube.com/watch?v=7OrtEKOg0cQ
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.