Prej vrasjeve më të rënda, po konsiderohet ajo e së mërkurës mbrëma.
Privimi nga jeta e 35-vjeçares shtatzënë Hamide Magashi, nga ish-burri i saj para dyerve të Gjinekologjisë, nxiti reagimin e shoqërisë.
Nga një të tillë e patën edhe krerët institucionalë e politikë, por vetëm në rrjete sociale. Andaj me ketë nuk po mjaftohen nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
“Ma së paku na duhet në këto raste politizimi, neve na duhet me reagu për këto raste me përgjegjësi e jo me statusa në Facebook” ka thënë Besarta Breznica nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
E Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore u indinjua kur kryeministri tha se me një a dy protesta përfundon edhe kjo ngjarje dhe dhuna vazhdon prapë.
“Kryeministri vetë e di si është të protestosh, ai vetë pat protestu”
Nga shoqëria civile u tha se më së paku kanë pritur dorëheqje, si akt moral, pasi rasti ishte i paraqitur në organet e rendit nga viktima.
https://www.youtube.com/watch?v=YQwM0kxLxVw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.