Një person është shoqëruar në stacionin policor të enjten rreth mesditës, pasi në fshatin Keqekollë u kap duke transportuar dru pa dokumentacionin përkatës.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte të ngarkuar rreth 5.5 metra kub dru, për të cilat nuk posedonte dokumente përcjellëse, transmeton Klankosova.tv.
Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.