Policia e ka shoqëruar në stacion shtetasin e Shqipërisë i cili sot e shkeli me këmbë flamurin e Kosovës.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
"Ai tani është duke u intervistuar. Më pas prokurori pritet të vendos se çfarë vepre do të klasifikohet ky rast", deklaroi ajo.
Incidenti në fjalë ndodhi në qendër të Prishtinës, konkretisht te Kuvendi i Kosovës.
Aty ndërhyri qytetari Ramadani Nishori, i cili ia mori flamurin atij.
https://klankosova.tv/qytetari-nga-tirana-shkel-flamurin-e-kosoves-ne-qender-te-prishtines-konfrontohet-nga-nje-kalimtar-rasti-video11/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.