Është hedhur shorti për boksierët në Lojërat Europiane në Baku.
Boksierët kosovarë kanë pasur një short mjaft të mirë, ka njoftuar sekretar i Federates se Boksit të Kosovës, Latif Demolli nga Baku.
Boksier Naser Shala ne peshën 64 kg, me 17 qershor do të përplas dorëzat me boksierin nga Franca Amzi Hassan dhe me dy fitore siguron medalje, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu, boksieri tjetër kosovar, që garon në peshën 81 kg, Armend Xhoxhaj një xhiro e ka kaluar pa luftë dhe me 19 qershor pret fituesin e duelit ne mes Latvis dhe Hungaris.
Njëjtë edhe Xhoxhaj me dy fitore do të sigurojë medalje.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.