Prangosja e 50 zyrtarëve përnjëherë nga policia kufitare në Gjakovë, ishte kryeaksioni.
Për këtë dhe veprimet tjera të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, i njoftoi deputetët të martën drejtori i këtij organi Kushtrim Hodaj. Këtu shtoi se kanë administruar 1697 ankesa, 1/3 e të cilave i kanë orientuar për hetim penal, raporton Klan Kosova.
Nga kryetari i Komisionit për Siguri, Hodaj u pyet për një konkurs për rekrutimin e pjesëtarëve për mbrojtje të afërt. Shqetësim të ngjashëm ngriti edhe një tjetër opozitar.
Por kryeinspektori mohoi ndikimet politike, teksa tha se vetëm kushtet e kërkuara janë shtuar. Nga raportimi u bë e ditur se po hetohen policë nga të gjitha nivelet e Policisë. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/YjFz9P8uyCQ
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.