Gazetarja e Klan Kosovës, Arjeta Sinani ka bërë të ditur se në Teatrin Kombëtar dhe trupa e ansamblit të tij kanë qenë të angazhuar për të sjellë të publiku një gamë të gjerë të emocioneve me koreografi të ndryshme.
Përndryshe i gjithë ky organizim kishte një të veçantë kryesore, rikthimin në jetë të koreografisë “Peshkatari” nga Haki Mulliqi, pas 20 viteve.
“Sot e tërë trupa e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve ‘Shota’ kanë qenë të angazhuar për të sjellë momente shumë të bukura nga koreografi të cilat ata kanë përzgjedhur për t’i ndarë bashkë me publikun për mbarimin e vitit, pra me rastin e organizmit të koncertit të fundvitit nga ‘Shota’, derisa këtu në sallën e Teatrit Kombëtar e cila gjendet në afërsi të Pallatit të Risinë ka qenë e mbushur me publikë të cilët kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë dhe t’i shijojnë nga afër këngët dhe vallet tradicionale të cilët ky ansambël i kishte përgatitur për publikun”, tha Sinani në një lidhje direkte për Lajmet Qendrore, përcjell Klankosova.tv.
“Ajo që është më e rëndësishmja është rikthimi në jetë i koreografisë ‘peshkatari’ nga koreografi Haki Mulliqi pas 20 viteve”.
Sipas Sinanit, përpos publikut të gjerë i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Qeku.
https://www.youtube.com/watch?v=4uCAzMHuH4U
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.