Policia ka kërkuar bashkëpunim për kapjen e Isen Kurtit, 19-vjeçarit të dyshuar për tentim vrasjen në Gjakovë, ku aksidentalisht u plagos një e mitur.
Në njoftimin e policisë thuhet se përkundër thirrjes policore dhe kërkimit në disa lokacione, i njëjti nuk është përgjigjur thirrjes dhe gjindet në arrati.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografitë e bashkangjitura”.
“Për çdo informatë, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin e telefonit 192, stacionin më të afërt policor ose përmes e-mailit zyrtar:
[email protected]”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://klankosova.tv/gjuajtja-me-arme-zjarri-ne-gjakove-i-dyshuari-ende-ne-arrati-224/
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.