Persona të panjohur demoluan disa gjëra pranë Shpellës së Kusarit në Gjakovë. Atje u hoqën disa rrethoja, një shtyllë e ndriçimit u thye, një shenjë informuese u largua, u thyen xhamat e një shtëpize të vendosur aty afër. E këso prishje nuk është hera e parë që po ndodhin.
“Ne vazhdimisht e bëjmë rregullimin e tyre, por është e pamundur sepse fatkeqësisht po ndodhë shpesh të kemi dëmtime të këtyre projekteve, ndodh nganjëherë të kemi dëmtime për shkak të natyrës, por dëmtimet e ardhura nga dora e njeriut janë të shpeshta”, deklaroi Ferdinand Kolaj, Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në Gjakovë.
Vendi turistik në fakt nuk ka mbikëqyrës apo rojtar, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka mbikëqyrës, është e pamundur, ka pasur propozime që të fusim kamerat e sigurisë, mirëpo përderisa dikush i bën të gjitha këto dëmtime mund t’i dëmtojë edhe kamerat dhe është e pamundur që edhe policia të zërë çdo keqbërës”, shtoi tutje ai.
Rastet siç thotë Kolaj janë paraqitur në polici, por ende nuk është kapur asnjë i dyshuar.
https://www.youtube.com/watch?v=lZIMp_iK-Vs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.