Një japonez, i njohur si Toco, ka shpenzuar për 15 mijë dollarë për një kostum në formë qeni, për të përmbushur kështu ambicien e tij të përjetshme për t'u bërë kafshë.
Ai tha se e fsheh identitetin e tij dhe fytyrën e tij njerëzore nga bota, sepse nuk dëshiron të gjykohet nga njerëzit që njeh.
“Që kur isha fëmijë i vogël, doja të bëhesha kafshë. Mendoj se është një dëshirë për t'u transformuar", tha Toco, përcjell Klankosova.tv
"Unë nuk dua që hobit e mia të njihen, veçanërisht nga njerëzit me të cilët punoj. Ata mendojnë se është e çuditshme që unë dua të bëhem qen. Kjo është arsyeja pse nuk mund të tregoj fytyrën time të vërtetë", shtoi ai.
Toco, postoi video të tij të veshur me kostumin në YouTube, ku u shikua mbi 4 milionë herë.
https://www.youtube.com/watch?v=paQzRRFZDPI&t=21s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.