Një adhurues i kirurgjisë kozmetike po grumbullon nga 10 mijë pounds në vit që të duket si idhulli i tij Ken që është i dashuri i kukullës Barbie.
Jimmy Featherstone, 22 vjeçar ka përdorur mbushës buzësh dhe faqesh, botoks dhe rimeso gjatë vitit të kaluar, duke thënë: "Është vetëm fillimi", shkruan The Sun, përcjell KlanKosova.tv
“Nëse do të më duhej të përshkruaj si dua të dukem, do të ishte një kukull “Ken”. Thjesht mendoj se ai është fantastik”, tha ai.
Jimmy tha se shpreson të gjejë dashurinë pasi u shkëput nga një lidhje trevjeçare, nga partneri i tij, i cili ishte më shumë se 40 vjet më i madh se ai.
Britaniku tha se është në vëzhgim të ndonjë "burri të moshuar" i cili mund t’ia lehtësojë atij stilin e jetesës.
"Unë kam qenë gjithmonë dikush që dëshiroj të dalloj nga turma”, shtoi ai.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.