Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shpërndante lëndë narkotike në doza në lagje dhe ambiente lokalesh.
Blutë kanë sekuestruar lëndën narkotike, tre aparatet celularë dhe një automjet që në cilësinë e provës materiale.
A2 CNN mëson se personi i arrestuar është Denis Lika.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. / A2Cnn
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.