Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Fier.
Policia deklaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen “1 Maji”, në një banesë, ku dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombol gazi, transmeton klankosova.tv.
Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore.
Sipas euronews.al, të njëjtit aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.