Një person është lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të oksigjenit në magjistralen Kaçanik - Ferizaj, konkretisht në fshatin Nikaj.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizaj.
"Janë njoftuar edhe shërbimet emergjente mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në këtë rast një person është i lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në fabrikën për mbushje të bombolave të oksigjenit. Personi i lënduar pas ndihmës së parë në Kaçanik është dërguar në QKUK-Prishtinë", tha Veseli për Klankosova.tv.
Veseli tha se për momentin, njësitet policore dhe ekipet relevante ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet hetimore dhe të sigurisë për ndriçimin e plotë të rastit.
"Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit", deklaroi ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.