Zjarrfikësit në Prishtinë sot kanë intervenuar në një zjarr që ka shpërthyer në një market në lagjen “Kalabria”.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Abdusamed Shkodrën nga zjarrfikësit në kryeqytet, i cili tha se menjëherë si janë thirrur zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes.
I njëjti shtoi se ka qenë një zjarr i vogël, pasi disa kabllo kishin marrë flakë, dhe zjarrfikësit i kanë fikur.
“Nuk ka persona të lënduar nga rasti në fjalë. Zjarri është shuar”, ka thënë i njëjti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.