Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Sarandës mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas Euronews Albania, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku si pasojë e shpërthimit është shkatërruar një automjet.
Policia, e cila ndodhet me forca të shumta në vendngjarje, ka konfirmuar se brenda mjetit është gjetur një trup i pajetë. Viktima nuk është identifikuar ende.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale edhe në disa biznese përreth si dhe në një automjet tjetër të parkuar pranë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi shkakun e shpërthimit apo nëse kemi të bëjmë me një atentat, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.