Lezha është tronditur nga një shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit.
Policia bën me dije se nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, transmeton Klankosova.tv.
Objektiv i sulmit me eksploziv ishte lokali “Amigo” në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin. Lokali është në pronësi të Ilir Markvukaj.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./A2CNN.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.