Mëngjesin e sotëm një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Lushnjes, në lagjen “Gafurr Muço”. Lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një ndërtese.
Sipas të dhënave paraprake, nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Banorja e banesës ku shpërtheu tritoli është identifikuar si Shaqe Gjata.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton A2 Cnn, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.