Një shpërthim i fuqishëm i mesditës në Pensilvani në një fabrikë çokollate la të vdekur së paku dy persona derisa gjurmët e shumë të tjerëve u zhdukën.
Për kërkimin e tyre nisen punën menjëherë ekipet e urgjencës në vendin e shndërruar në gërmadha e hi.
"Fatkeqësisht, deri tani, incidenti ka rezultuar me dy viktima, disa të plagosur, dhe ne kemi nëntë persona të pagjetur. Aktualisht, në vendngjarje janë duke u zhvilluar ende përpjekjet e shpëtimit. Identiteti i personave të përfshirë nuk do të bëhet i ditur për momentin. " deklaroi shefi i policisë, Wayne Holben.
Megjithatë shpresat për të mbijetuar janë të vogla.
E tetë nga ata që u gjetën të gjallë pas shpërthimit u dërguan menjëherë në spital për trajtim të mëtejmë.
Shkaktar i këtij incidenti tragjik mbetet ende nën hetimin e organeve të rendit derisa banorëve iu kërkua të shmangin zonën ku ndodhi shpërthimi në veriperëndim të Filadelfias.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=Kfymln-oQ7c
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.