Prokuroria Speciale e Kosovës e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve për përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu, nga rasti për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e PSRK-së Arbnora Luta.
"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special nga rasti penal në fjalë është refuzuar”, deklaroi Luta.
Për sulmin në Ibër-Lepenc, akuzohen dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq.
Në seancën fillestare më 24 dhjetor 2025, mbrojtësi i të akuzuarit Jovan Viçentijeviq, avokati Nebojsha Vllajiq kërkoi përjashtimin e prokurorit Kodraliu.
Kjo kërkesë mori përkrahje edhe të avokatët e dy akuzuarve të tjerë, gjë që kishte çuar në ndërprerjen e seancës.
https://klankosova.tv/vazhdon-numerimi-i-votave-me-poste-pak-ndryshime-ne-rezultate1/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.