Prokurori special, Bekim Kodraliu, do të vazhdojë të prezantojë aktakuzën e ngritur ndaj tre serbëve të dyshuar për sulm me eksploziv në kanalin e Ibër Lepencit më 29 nëntor 2024.
U vendos që ky të mos përjashtohet nga ky rast, ani se kjo u kërkua nga vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq në seancën e fund-dhjetorit, raporton Klan Kosova.
Ky vendim po konsiderohet plotësisht i drejtë.
Avokatët e Viqentijeviqëve, ankesën ndaj përpiluesit të aktakuzës e patën arsyetuar me mungesën e bashkëpunimit të Kodraliut, sidomos në kërkesën e që e patën këta për sigurimin e provave.
Tash pritet që seanca fillestare ndaj treshes që u arrestuan për sulmin në Varagë të Zubin Potokut, vëllezërve dhe Igor Dimoviqit, të mbahet të hënën e 16 shkurtit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/FMvcYTMtTAc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.