Boksieri nga Kosova Shpëtim Bajoku, e ka mposhtur boksierin serb Semir Aliçiq.
Lufta u zhvillua në kuadër të Kamionatit Ballkanik që po mbahet në Albena të Bullgarisë.
Bajoku fitoi bindshëm, pasi ishte më i mirë në tre raundet.
Meçi u zhvillua në kategorinë deri në 67 kilogramë.
"Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës", njofton Federata e Boksit të Kosovës përcjell Klankosova.tv
Të dy e kishin pasur edhe një luftë në qershor në një turne në Kumanovë.
Edhe atëherë fitorja i kishte takuar boksierit kosovar.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.