Shpëtimtarët e kafshëve në Arizona thanë se një dhi 8-muajshe që ra në një tub vaditjeje 250 metra të gjatë, u shpëtua në fund të një operacioni dy-ditor.
Shoqëria Humane e Arizonës ka thënë se një qytetar kishte kontaktuar organizatën, të martën, për të raportuar se kishte dëgjuar një dhi nën tokë, pas një stuhie të madhe që kishte goditur zonën.
Dhia, e cila i përkiste një fqinji, u zbulua se kishte rënë në një tub vaditjeje, por shpëtuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin se ku saktësisht ndodhej dhia në tubin 250 metra, transmeton Klankosova.tv
Shpëtimtarët u kthyen të nesërmen dhe u përpoqën të përdorin një aparat për të gjetur kafshën, por ende nuk ishin në gjendje të përcaktonin vendndodhjen e saj.
"Ne nuk mund t'i vinim sytë mbi dhinë, nuk e kemi parë në asnjë çast para se të fillonim gërmimin", ka thënë tekniku mjekësor i AHS, Gracie Watts, në një njoftim për shtyp. "Ne thjesht shkuam me anë të besimit se ku menduam se ishte dhia", ka shtuar ai.
Shpëtimtarët thanë se u deshën rreth tre orë gërmim dhe thyerje e tubit para se të arrinin të gjenin dhinë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.