Shpëtuesit e kafshëve në Indi thanë se ata çliruan me sukses një kobër helmuese të gjetur me kokën e saj të mbërthyer brenda një kanaçeje birre të hedhur.
Shpëtuesit me linjën ndihmëse të gjarpërinjve thanë se u thirrën në një fshat në rrethin Puri të Odishës, pasi banorët lokalë gjetën kobrën 1.2 metërshe me kokën e saj të mbërthyer brenda vrimës në majë të kanaçes.
Një video nga vendi i ngjarjes e tregon një shpëtimtar që përdorë një palë gërshërë për të prerë me kujdes kanaçen dhe për ta liruar gjarprin.
Shpëtimtari tha se kobra pësoi vetëm lëndime të lehta dhe u trajtua me një sprej antibiotik para se të lëshohej përsëri në natyrë.
https://www.youtube.com/watch?v=hfQu-j9wBDI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.