Blerja e një buke, në disa furra, kushton më shtrenjtë se në të tjerat. Me çmime më të larta, produktet esenciale i shesin edhe disa markete.
Kjo situatë tash do të jetë në llupën e grupit punues të Ministrisë së Tregtisë. Ai do të analizojë masat ligjore që mund të merren për këto produkte.
Rënia e çmimit të furnizimit, në disa raste nuk e uli atë të shitjes.
Kundër abuzimit me çmime u shprehën edhe nga shoqata e mullisëve.
Bashkim Zejnullahu tha se ka furnizim të mjaftueshëm me grurë. U përmend edhe një shifër, që për një çast qiti në kundërshtim dy folësit e konferencës.
Shifrat e sakta të mbjelljeve, Zejnullahu tha se mund t’i japin pas përfundimit të korrje-shirjeve.
Megjithatë, ai pranoi se sivjet, rendimenti në disa regjione ka qenë më i ulët se vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=EBCeR544ZtU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.