Fushata për zgjedhjet lokale nis të shtunën e 13 shtatorit, ku bashkë me partitë politike, në terren do të dalin edhe gazetarët që do mbulojnë aktivitetin e subjekteve garuese.
Mediave dhe përfaqësuesve të saj iu rekomandua të mos e harrojnë etikën e raportimit gjatë fushatave, gjë e cila u bë në një punëtori që për këtë qëllim u organizua nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe OSBE, raporton Klan Kosova.
Përfaqësuesja e kësaj të fundit apeloi që të kihet kujdes sa i përket dezinformimit, derisa nga KPM-ja u bë thirrje për mbulim zgjedhor neutral nga ana e gazetarëve.
Në këtë punëtori u përmend edhe rreziku me të cilin përballen gazetarët, sikur që u ndodhi në fushatën e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
Përfaqësues të mediave në gjuhën serbe thanë se edhe ata vuajnë kur raportojnë në fushata.
Nga kjo punëtori iu bë thirrje edhe konsumuesve të përmbajtjeve mediatike që të kenë kujdes me lajmet e rreme që i hasin nëpër rrjete sociale. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=3ZR4fusbabE
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.