Pos gjendjes, aseteve të sekuestruara nga shteti po iu ndryshon edhe vlera.
Ajo po bie dhe kjo ka shqetësuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që këtë e potencoi në tyezën për menaxhimin e këtyre pasurive.
Ajo gjithashtu tha se agjencia që i menaxhon ato mund të përballet edhe me padi për shkak të humbjes së vlerës, nëse ndonjë prej tyre i kthehet personit, njofton Klan Kosova.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport beson se këto pasuri mund të menaxhohen më suksesshëm.
Ministrja Haxhiu, në këtë ngjarje u shpreh optimiste se Ligji për Byronë Shtetërore për Konfisimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të jetësohet sa më shpejt, duke kaluar testin në Gjykatën Kushtetuese.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=FDkIIIIzjM4
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.