Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1 mijë e 508 teste për COVID-19 ku prej tyre 318 persona kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 e kanë humbur 11 pacientë teksa janë shëruar 557 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 134 raste në Tiranë, 29 raste në Fier, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 12 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës, tetë raste në Elbasan, shtatë raste në Shkodër, Berat, Delvinë, gjashtë raste në Mirditë, Mallakastër, Kamëz, pesë raste në Korçë, Mat, katër raste në Has, Gjirokastër dhe Dibër, tre raste në Krujë, Lezhë, Kavajë, dy raste në Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Gramsh dhe nga një rast në Kurbin, Tropojë, Bulqizë, Skrapar.
Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.