Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 mijë e 308 testime ku prej tyre 846 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit 19 pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19, transmeton Klan Kosova
Aktualisht në katër spitalet COVID në Shqipëri, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i MSH:
Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.