Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë javës së fundit atje nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e COVID-19 ndërsa sot janë shënuar dy raste pozitive, numër ky më i ulëti që nga 18 maji i vitit 2020.
Gjatë ditëve të para të qershorit në Shqipëri janë shëruar 196 persona nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv
Në rënie janë edhe numri i rasteve aktive, ku aktualisht vetëm 296 persona janë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë, prej të cilëve 30 po marrin trajtim mjekësor në spitalin COVID 1 në Tiranë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.