Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy persona me COVID-19 kanë humbur jetën si dhe janë regjistruar 501 raste të reja.
Rastet sipas shperndarjes gjeografike:
219 raste në Tiranë, 33 raste në Elbasan, 32 raste në Korçë, 30 raste në Gjirokastër, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Durrës, 16 raste në Krujë dhe Lezhë, 13 raste në Fier, Gramsh dhe Kuçovë, 10 raste në Lushnje, 9 raste në Kurbin, 7 raste në Mat dhe Librazhd, 6 raste në Devoll, 4 raste në Mallakastër dhe Tepelenë, 3 raste në Mirditë, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, 2 raste në Shkodër, 1 rast në Bulqizë, Kukës, Kavajë, Pukë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12 mijë e 92 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 374 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./tch
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.