Në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës e Shqipërisë, u nënshkrua edhe marrëveshja për terminalin për gazin e lëngshëm në Vlorë.
Ky projekt që është në fazën e fizibilitetit u vendos që veç Shqipërisë, ai do të arrijë që nga gazi që vjen në portin e lundrueshëm të furnizojë me energji elektrike edhe Kosovën, pas 2 apo 3 vjete.
Roli i Kosovës në këtë projekte nuk është aq sa i Shqipërisë.
Ministrja i Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, Belinda Baliku, tha se Kosovës nuk i kërkohet angazhim financiar, por teknik në dhënien e shifrave për nevojën e kosovarëve për energji elektrike për një periudhë të caktuar.
Megjithatë, sipas Lulzim Sylës, njohës i çështjeve të energjisë, Kosova kishte mundësi të ishte edhe aksionar në këtë projekt, jo veç blerës.
Syla gjithashtu tha se ky projekt mund të cilësohet edhe si plotësim i gazit amerikan.
E edhe pse janë bartës të planit për termocentralin e Vlorës, nga Korporata Energjetike e Kosovës, nuk pranuan të japin asnjë informacion nëse i kanë filluar përgatitjet për këtë punë.
https://www.youtube.com/watch?v=PHjCOnO_a1o&t=12s
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.