Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja ua çeli negociatat për anëtarësim në BE.
Shefi i qeverisë në Tiranë, Edi Rama, falënderoi dy politikane nga Berlini për këtë zhvillim. Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ia pranoi për nder se diti të bëhet prezencë gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftojë për këtë rajonin e fundit dhe vetë BE-në.
Një tjetre, pos falënderimeve, i kushtoi edhe urime në një ditë të veçantë për të.
“Dua ta falënderoj dhe një zonjë tjetër gjermane, e cila nuk është në politikë më, pa të cilën ne nuk do të ishim këtu sot. Ajo është Angela Merkel që dje kishte ditëlindjen. Gjitha të mirat për të”.
Në paraqitjen tjetër, më të gjatë, që e pati kur procesi nisi formalisht, Edi Rama tha se e ka të vështirë ta besojë atë çfarë ndodhi të martën në Bruksel.
“Për një kohë të gjatë ne nisëm të besojmë se nuk do të ndodhë fare, por të heqim dorë asnjëherë s’na ka shkuar në mendje. Ne në Shqipëri kemi mospajtime për gjithçka, por është një çështje që tejkalon të gjitha mospajtimet tona e ajo është qëndrimi se nuk ka alternativë për Bashkimin Evropian që është ëndrra, sfida, misioni dhe fati ynë”.
Rama tha se Shqipëria do të bëjë reforma të thella, sidomos në ndërtimin e shtetit ligjor, dhe shtoi se nisja e negociatave për aderim në BE e çon në drejtimin e duhur vendin që me shekuj të tërë ishte nën sundime që populli nuk i zgjodhi vetë.
“Sot unë jam i lumtur, zemrat e njerëzve që unë i përfaqësoj janë të mbushura me lumturi. Kurrë s’kam menduar që do të gjeja lumturi në këtë ndërtesë”, tha Rama nga Brukseli.
Ditën e gjatë politike dhe historike për të personalisht dhe Shqipërinë, Edi Rama e përmbylli me “Foton e Ditës”.
https://www.youtube.com/watch?v=HPWG73abgvw&t=7s
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.