>Kombëtarja Shqiptare e Futbollit të Sallës e nisi me një fitore spektakolare 1-7 ndaj Bullgarisë fazën paraeliminatore të kampionatit Europian. Në Varna të Bullgarisë kuqezinjte që drejtohen nga Erind Resuli i befasuan vendasit me nivelin e treguar mbi parket, edhe pse gjatë 10 minutave të para u treguan ndoshta më të kujdesshëm se c’duhet, duke studiuar kundërshtarin. Takimi u zhbllokua në minutën e 13 nga Brahimi, ndërsa vetëm një minutë më pas Selmanaj dyfishoi shifrat.
Pjesa e dytë nisi me gol për Shqipërinë, që ishte finalizimi i dytë personal për Selmanajn.
Goli i Stoikov në të 28-ën, që ngushtoi diferencën në 1-3 thjesht shërbeu për t’i motivuar edhe më shumë kuqezinjtë e futbollit të sallave që shënuan në 10-minutëshin e fundit të takimit edhe katër gola të tjerë me Selmanajn, Brahimin, Mullajn dhe Shkodrën, shkruan Supersport.al, përcjellë Klan Kosova.
Përfundimisht 1-7 për Shqipërinë që hedh kandidaturën për vendin e parë në Grupit D. Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi Anglia fitoi lehtësisht 6-1 me Maltën.
Përballja e kësaj të mërkurë me Anglinë do të jetë vendimtare për të besuarit e trajnerit Resuli për kualifikimin në raundin tjetër.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.