Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video interesante, ku ftohet aktori i njohur amerikan, Liam Neeson, që ta vizitojë Shqipërinë.
Pasi që aktori Neeson i paraqiti keq shqiptarët në filmin ‘Taken’, tani këta të fundit e kanë krijuar një video në të cilën reklamohen vlerat e turizmit shqiptar, transmeton Klan Kosova.
Në fund të kësaj videoje që e ka publikuar Kryeministri Edi Rama, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit:
"Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen".
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.