Pa dalë rrezet e diellit të enjten, mësynë xhaminë e Cerajës.
I madh e i vogël nga fshatrat shqiptare të Leposaviqit, erdhën në faltoren që u përurua rishtazi. Në ballë të saj po i pret imami Cenë Bala që këtë herë vendosi edhe plisin në kokë, raporton Klan Kosova.
Derisa të vjen koha e namazit, ky u sqaron xhematlinjve se si duhet bërë ndarja e mishit pas therjes së kurbanit.
Nga xhamia më veriore e vendit, hoxha nuk harron t`i përmendë edhe ata që po kujdesen për këtë pjesë të Republikës, Policinë e Kosovës.
Kur duatë mbarojnë, nisin përhajret mes besimtarëve.
Për më pak tensione në veri, po luten edhe cerajasit.
Për Bajramin e Vogël kanë ardhur edhe kurbetqarë. Ata janë të lumtur që shtëpia e zotit u jetësua në këtë fshat.
Të kënaqur që u tubuan në këtë xhami ishin edhe ata që e mundësuan ndërtimin e saj.
Pas faljes së Bajramit, besimtarët e vegjël nuk u kthyen duarthatë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=uJGSLAVAcjg
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.