Sparta e Pragës e ka mundur 3:0 RB Salzburgun në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.
Madje golin e tretë për çekët e shënoi Qazim Laçi në minutën e 58-të.
Në këtë takim në garën më të madhe për klube në Evropë debutuan edhe dy shqiptarët e Kosovës, Albion Rrahmani në minutën e 64-të, dhe Ermal Krasniqi shtatë minuta më vonë.
Aktualisht, ndonëse ende ka ndeshje të tjera për t’u zhvilluar këtë javë, ky klub zë vendin e tretë në formatin e ri të kësaj gare, pas Bayern Munchenit dhe Aston Villës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.