Zbukurime për festën të cilën e respektuan me ditë pushimi, nuk u panë të hënën në objektin e komunës së Kllokotit.
Ndërhyrje qeverisja lokale s’bëri as në qytet.
Andaj, rrugët e vendbanimit me shumicë serbe, e kryetar që vjen nga ky komunitet, shqiptarët e këtij lokaliteti vendosën t’i dekorojnë vet për festën e 28 nëntorit.
Për këtë, s’u erdhi fort mirë bashkëvendasve të tyre serbë.
Flamujt kuqezi nëpër lokalitetet me shumicë serbe i penguan edhe drejtorit të zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.
Simbolin kombëtar shqiptar të vendosur në veri të shtetit, ai e quajti provokim.
https://www.youtube.com/watch?v=7Q-oHQLJoak
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.