Kompania me pronarë shqiptar, Auto Fabrica nga Anglia renditet ndër më të mirat për ndërtimin dhe ridizajnimin e motocikletave.
Nëse ka një fjalë për ta përshkruar punën që bëhet në Auto Fabrica është thjeshtësia.
Dhe në secilin projekt që del nga garazha e tyre në Angli bëhet e qartë se qasja minimaliste në secilin ndërtim është trajtuar me shumë kujdes.
Si edhe arkitektët kontemporan, skuadra e Auto Fabrica kujdeset shumë për planet para punës. Nga skicat e para deri tek imazhet tredimensionale, ata krijojnë një vizion digjital para se ta kthejnë në punë.
Ndaj kjo kompani është ndër ndërtuesit më të mirë të motocikelatve, duke e lënë punën të flasë vet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.