Atleti me origjinë shqiptare i cili jeton në Suedi, Ilir Latifi, do të luftojë kundër amerikanit, Corey Anderson.
Të dy sportistët njihen për aftësitë e tyre të shkëlqyera në fushën e arteve të përziera marciale, prandaj edhe pritet që ndeshja të jetë spektakolare, njofton Klan Kosova.
Ndeshja pritet të zhvillohet me 30.12.2018 në ora 04:30, në palestrën “The Forum” e cila ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
Shqiptari 35 vjeçar, aktualisht renditet i pesti në kategorinë e Lehtë të Peshave të Rënda. Ndërsa amerikani 29 vjeçar renditet i dhjeti në këtë kategori.
https://www.youtube.com/watch?v=glLwNmG1saA
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.