Një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Familjarët e Françesk Shkambi kanë reaguar për vrasjen e tij, duke hedhur dyshime se autori është mik i tij.
Për emisionin “Ora Shtatë”, Fatjon Softa thotë se dorasi dyshohet të jetë Tonin Pjetri, rreth 65-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Softës, viktima kishte mik të dyshuarin, megjithatë nuk dihet nëse rasti ka të bëjë me hakmarrje, pasi familjari i Françeskut, Elvis Shkambi një muaj më parë privoi nga jeta gjyqtarin Astrit Kalaja.
https://www.youtube.com/watch?v=OPr5uEPG4Ag
https://klankosova.tv/flet-nipi-i-shqiptarit-te-vrare-ne-michigan-autori-ishte-miku-i-tij-ngjarjen-tronditese-e-mora-vesh-nga/
https://klankosova.tv/kush-eshte-shqiptari-qe-u-vra-ne-amerike/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.