Udhëtarët e linjës Beograd – Tiranë, mbetën të bllokuar në aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin e Serbisë. Ngjarja sipas gazetarit Blendi Fevziu, ndodhi pasditen e së martës.
Ai ka publikuar pamjet tmerruese që i ka pranuar nga njëri prej udhëtarëve shqiptarë që duhej të ishte pjesë e këtij fluturimi. Sipas tij, shqiptarët mbetën të bllokuar në autobusin që bartë pasagjerët në pistë deri të aeroplani.
Për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së kondicionerit në autobus, udhëtarët shqiptarë janë gjetur në vështirësi, transmeton Klankosova.tv.
Në “Kosova Today”, Lola Toromani tregoi rrëfimin e ngjashëm që i ndodhi në vitin 2002, po në Aeroportin e Beogradit.
“Ne kemi ikur në Belgjikë, në vitin 1999 dhe kur u kthyem në Shqipëri, sepse fëmijët ishin shumë të shqetësuar dhe me shumë vështirësi u adaptuan në shtetin perdëdimor, dhe në momentin që do të ktheheshim pasi bëmë pasaportat shqiptare të reja, dhe u nisëm në shtator të 2002-shit në vendin ku kishim emigruar. Gjetëm një autobus Tiranë-Beograd, vetëm ai ishte, sepse në atë kohë nuk kishte avione direkte siç ka sot. Në Tiranë kaluam pa problem, sepse ishim me kartat e bardha dhe gjithçka në rregull, vajzat i kisha 9 dhe 11 vjeç. Kur kaluam në Beograd, sapo më pa mua ma mori kartën dhe kolegu ia pasoi atë shefit të tij. Mua më kaluan të rrënqethura në trup, nuk e di një parandjenjë ndoshta, dhe më tha kaloni këtej juve e pastaj vazhdoi me personat e tjerë”, tha fillimisht Toromani.
“Avioni u nis në ndërkohë mbaruan pasagjerët, dhe neve na futën në një dhomë. Aty në atë dhomë nuk kishte asnjë njeri dhe nuk kishte fare shenja jete, ishin vetëm dy kolltuk. Në atë dhomë ne kemi ndenjur dy ditë, fëmijët e përjetuan shumë keq, edhe pse unë nuk iu tregova asgjë. Unë iu thash se avioni ynë u vonua pak, derisa ne po presim avionin e radhës. Nuk doja që fëmijët të përjetonin atë që po përjetoja unë. Nuk doja që në sy të fëmijëve të shfaqja diçka, edhe pse për brenda isha shumë keq. Erdhi dreka, pasi ishte mëngjesi kur na ndaluan, na sollën një simite të vogël, dhe nga një gotë për të pirë ujë. Kemi fjetur aty atë natë, kemi ndenjur edhe të nesërmen. Vinin herë pas here dhe na bënin pyetje, më merrnin fillimisht mua, më pyesin si e ka ermin babai, nëna, merrnin më pas fëmijëve, dhe bënin të njëjtat pyetje”, tha tutje ajo.
Ajo shtoi se zyrtarët i kontrollonin shumë shpesh, derisa shton se ajo dridhej nga frika në atë kohë.
“Isha femër me dy vajza të vogla, s’e dija çfarë donin nga unë”, shtoi tutje Toromani.
Toromani po ashtu thotë se në momentin që u dorëzuan në Tiranë, gjatë gjithë rrugës i shoqëruan dy policë serbë.
Për të kuptuar më shumë rreth këtij përjetimi, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=0Mb_dciFUEA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.