Shtatë raste të vdekjeve me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas shifrave të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publiku numri i vdekjeve në vend me këtë virus ka arritur në 192.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 239 raste pozitive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 7.652 raste nga 35.121 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2,
Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.129 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.331, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.