Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë shënuar 301 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur shtatë persona që ishin të prekur me këtë virus.
Po ashtu janë shëruar edhe 192 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,755 që nga fillimi i pandemisë.
Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 221,095, kurse i të vdekurve është 7,801 persona, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.