Gjatë 24 orëve të fundit shtatë pacientë me COVID-19 e kanë humbur jetën duke e quar numrin e përgjithshëm të viktimave në 688.
Ndryshe nga ditët e mëparshme sot nuk është bërë publike se nga cilat spitale janë regjistruar viktimat, njofton Klan Kosova
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, janë regjistruar 337 raste pozitive.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15 mijë 611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 880 raste.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.