Sa herë që kanë organizime kundër shtetit të Kosovës, serbët e kërkojnë Asociacionin e Komunave të tyre. Kjo thirrje ka mbetur pa epilog tash e shtatë vjet, prej kur palët nga Prishtina e Beogradi nënshkruan në Bruksel këtë dhe tri ujdi tjera, energjinë, telekomunikacionin dhe lirimin e Urës së Ibrit në të cilën ishte ndërtuar i "Parku i Paqes".
"Konsiderojmë që këto marrëveshje janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës", kishte deklaruar kështu kryeministri i asokohshëm Isa Mustafa, pas nënshkrimit të marrëveshjeve me 25 gusht 2015, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, themelimin në atë formë të bashkësisë së komunave serbe e rrëzoi poshtë Gjykata Kushtetuese.
Njohësi i kësaj fushe, Dorajet Imeri, thotë se Kosova ia ka parë sherrin ujdisë së 2015-ës.
Për tri marrëveshjet tjera nuk pati këso pengesa. Parku i Paqes u hoq, megjithëse ura nuk u vu në dispozicion të automjeteve, strukturat paralele u shuan, prokuroria dhe gjykata funksionon edhe në zonën veriore dhe Kosova tashmë ka prefiksin +383.
Ndërsa qeveria Kurti ka nënshkruar me Serbinë udhërrëfyesin për energjinë që derivon nga 2015-ta. Kurse një gjë të tillë nuk do ta bëjë edhe për AKS-në.
Për ish-anëtarin e palës kosovare në dialog, Gazmir Raci, as asociacioni pa fuqi ekzekutive nuk duhet të jetë temë e veçantë në bisedime, por të jetë në kuadër të marrëveshjes finale.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se tema e asociacionit nuk është shtruar në tavolinë, në takimin e fundit më 18 gusht.
https://www.youtube.com/watch?v=-xV1oi2Sj1I
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.