Big Brother VIP Kosova 4 vjen së shpejti.
Punimet për edicionin e radhës të këtij megaprojekti televiziv veç kanë filluar.
Producentja e BBVK-së, Olsa Muhameti ka shpërndarë pamje të reja në rrjete sociale përmes të cilave ka zbuluar se punët kanë filluar.
Pos saj, pamje u shpërndanë edhe nga moderatori i këtij spektakli, Alaudin Hamiti. Këto dy veprime morën dhenë menjëherë tek qytetarët, të cilët treguan interes të madh.
Ndërkaq, në “Kosova Today” u tha se është duke u punuar në ndërtimin e shtëpisë së re më të madhe në vend për Big Brother VIP Kosova 4.
https://www.youtube.com/watch?v=JmLqcMChdO0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.